Historia jonë

AB Bogdani është një kompani e specializuar dhe çerftifikuar për prodhimin e dyer, dritare dhe vetrata me PVC dhe alumin.
Një eksperiencë e nisur që në vitin 2002 nga administratori dhe themeluesi i  saj Z. Albert Bogdani. Në fillim si specialist prodhimi dhe montimi i dritareve në njërën nga kompanitë e mirnjohura në Tiranë, pastaj në 2006 deri në 2010 si specialist prodhimi në Greqi në një kompani Prodhimi dritaresh në Athinë. Për tu rikthyer në vitin 2010 në Shqipëri me krijimin dhe hapjen e kompanisë shqiptare AB BOGDANI – Porta Dritare Vetrata
Reparti i prodhimit të kompanisë është pozicionuar në pranë rrugës nacionale Prrenjas – Qafë Thanë.

Puna jonë e suksesshme falë eksperiencës, materialeve dhe cilësisë së lartë që ofrojmë na ka sjellë shumë klientë përtej kufijve të Shqipërisë në Europë dhe Ballkan. Sot ne mbulojmë të gjitha qytetet shqiptare me prodhimet tona Jemi një kompani e cila operon prej  vitesh në këtë treg dhe përtej zonës.

Aftësitë profesionale kanë treguar se shumë klientë të kënaqur me produktet dhe shërbimin tonë, na rekomandojnë në miqt e tyre duke përcjellur vlerat tona. Kemi krijuar harmoni dhe dashuri për punën brenda ambjenteve tona, ndaj edhe stafi ynë është i përkushtuar për të ofruar më të mirën. Kualifikimi i tyre që në përzgjedhjen tonë na bën të pakonkurueshëm në treg për cilësi dhe profesionalizëm.

Vizioni Ynë

Synojmë të jemi partnerë të besueshëm për klientët dhe bashkëpunëtorët tanë duke garantuar mbulim maksimal të tregut në këtë fushë. Synojmë të jemi gjithmonë pjesë në një proçes drejt risive dhe inovacioneve të reja. 

Synojmë të jemi një staf profesional dhe i motivuar. Të ruajmë vlerat tona bazë që janë integriteti dhe ekselenca.
Klienti prioriteti ynë.

Cfarë na bën neve të veçantë

Një nga karakteristikat që kompaninë tonë  AB Bogdani e bën të vecantë është komunikimi që kemi me klientët tanë. Duke i dëgjuar ata deri në fund për kërkesat e tyre ne cojmë deri në fund punën e dëshiruar nga klienti. Gjithashtu pikë tjetër e fortë tek ne është cilësia e produkteve tone, ne ofrojmë vetëm produkte origjinale sic është marka e njohur gjermane REHAU.

Open chat
Përshëndetje!
Si mund të ju ndihmojmë?